Fisnik Asllani po shkëlqen në sezonin e tij të parë me Hoffenheim në Bundesligë. Sulmuesi i Kosovës ka shënuar 5 gola në 4 ndeshje, 4 në kampionat dhe një në Kupë.
Në një intervistë të fundit për “Sport Bild”, Asllani zbulon se klubi i tij i ëndrrave është Barcelona dhe një ditë dëshiron të transferohet aty. “Klubi im i ëndrrave ka qenë gjithmonë Barcelona, gjithmonë kam dashur të luaj atje. Dua të luaj në Ligën e Kampionëve një ditë. Është e rëndësishme të kesh ëndrra dhe të punosh drejt diçkaje”, tha
Vlera aktuale e 23-vjeçarit është 8-10 milionë euro, por nëse vazhdon me këtë formë të treguar në fillim të sezonit, sigurisht që në verën e ardhshme do vlejë dyfish ose më shumë.
The post Po shkëlqen në Bundesligë, ylli i Kosovës ëndërron të transferohet te Barcelona appeared first on Telesport.










