Po shkëlqen këtë sezon, Pierre Kalulu e duan në PL. Juventus i vendos çmimin e largimit francezit

Forma e mirë që po tregon Pierre Kalulu këtë sezon me fanellën e Juventusit, ka zgjuar interesin e disa klubeve të njohura për qendërmbrojtësin francez. “CalcioMercato.com” zbulon se Aston Villa, Tottenham Hotspur dhe Manchester United po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të Kalulu gjatë verës së ardhshme.

Me një kontratë që zgjat deri në mesin e vitit 2029 dhe me perfomancën e shkëlqyer që ka bërë deri tani për këtë sezon, francezi ka fituar dashurinë e tifozëve por edhe vëmendjen e veçnatë të drejtuesve të klubit. Kalulu mund të jetë protagonist kryesor i merkatos së verës së ardhshme.

Pavarësisht formës së mirë dhe rëndësisë që ka aktualisht në ekip, drejtuesit e Juventusit mund të heqin dorë prej tij në rast së një ofertë të mirë ekonomike. Dhe sipas raportimit në fjalë bëhet fjalë për shifrën 50 milionë euro.

The post Po shkëlqen këtë sezon, Pierre Kalulu e duan në PL. Juventus i vendos çmimin e largimit francezit appeared first on Telesport.