“Allegri është trajneri kryesor që nuk është vërtet trajner. Po e çon futbollin tonë drejt humnerës, është katastrofa e krijuar nga ai dhe ata që i lëpijnë b*thën në 10 vitet e fundit. Nuk di të stërvisë, flet pa kuptim, vazhdon të fitojë shumë para dhe nuk e kuptoj pse”. Kështu u shpreh Antonio Cassano ndaj Massimiliano Allegrit, aktualisht trajner i Milanit.
Në prag të sfidës ndaj Udineses, tekniku toskan iu përgjigj me ironi: “Kam pasur fatin të stërvis Cassanon, bënte ndeshje të jashtëzakonshme, besoj se afrohej pak me Ronaldinho. Unë respektoj opinionet e të gjithëve. Nëse për të jam përgjegjësi i problemeve të kombëtares, atëherë më ka bërë një kompliment”.
The post “Po shkatërron futbollin italian me ata që lëpijnë b*then”; Allegri i kundërpërgjigjet Cassanos appeared first on Telesport.








