Po sakrifikojnë për shtet, ka i shtijnë duart edhe në rrymë

Drejtori i Gazetës Online Reporteri.net, Bekim Kabashi, përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me qeveritarët pas skandalit me energjinë, duke thënë se po sakrifikojnë për shtet, sepse po i shtijnë duart e tyre në rrymë.

Ai tutje në mënyrë ironike shkruan se këtë qeveritarët po e bëjnë për qytetarët, dhe këta të fundit nuk po janë mirënjohës.

“Ka sakrifikohen për shtet, çika, baba, burri. Komplet familja. Plus ka i shtijnë duart e veta n’rrymë. Për kon? Për neve. Edhe s’po ua dimë. Sa mosmirnjohës jemi”, ka shkruar Kabashi.