“Po rrezikohet Kosova…“ | Albin Kurti shpërndan frikë për të qëndruar në pushtet

Në vend që të kërkonte besim përmes ideve, programeve apo marrëveshjeve politike, Albin Kurti më 26 tetor 2025 doli para Kuvendit me një mesazh të qartë: ose më votoni mua, ose shteti do të kapitullojë.

Në një fjalim që më shumë ngjante me një kërcënim sesa me një ofertë politike, Kurti kërkoi votat e deputetëve opozitarë edhe për një mandate të ri qeveritar, por pa asnjë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Por, ajo që Kurti nuk arriti ta fshehë dhe që qytetarët e Republikës së Kosovës e dijnë të githë është se në krye të “gjendjes së jashtëzakonshme” qëndron ai, shkruan Demokracia.com.

Lexo më shumë: https://demokracia.com/smund-ta-mbajme-pushtetin-pa-nje-gjendje-te-jashtezakonshme-ky-ishte-paralajmerimi-i-erret-i-albin-kurtit-qe-po-ndodh-para-syve-tane
“Ky votim sot nuk është thjesht formalitet politik, por përgjegjësi shtetërore”, tha Kurti në fillim të fjalimit, duke paralajmëruar “frikën”.

Ajo që e bëri fjalimin edhe më tronditës ishte lista e kërcënimeve që pasuan.

Në vend të argumenteve politike, Kurti zgjodhi të përdorë frikën si mjet bindjeje, duke e shndërruar fjalimin në një skenar apokaliptik për Kosovën nëse deputetët nuk e votojnë atë.

“Pa votimin e qeverisë së re, Republika rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja pa shumë institucione funksionale, dhe pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm. Kjo do të nënkuptonte rrezikim të pagave për shërbyesit publik, pensioneve, shtesave për fëmijë, asistencës sociale, furnizimit me barna, funksionimin e organeve të rendit dhe të sigurisë, por edhe të shumë projekteve kapitale që janë në proces e sipër. Një vend pa buxhet është një vend që nuk mund të ecë përpara”, kërcënoi Kurti deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Kurti e shtoi dozën e frikës duke theksuar se në mungesë të Kuvendit funksional “janë edhe 33 agjenci dhe institucione të pavarura që kanë mbetur pa mbikëqyrje institucionale”, duke e përshkruar vendin si të paralizuar e të paaftë për të funksionuar pa të.

“Ngjashëm, çdo ditë pa qeveri me kompetenca të plota është një ditë humbje për zhvillimin, për qytetarin dhe për shtetin”, vazhdoi Kurti me tonet e tij frikësuese.

Madje, sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, Kurti paralajmëroi se nëse nuk votohet “Kurti 3”, qeveria “Kurti 2” nuk do t’i përgjigjget legjislaturës së re, duke i dhënë vetes pushtet absolut.

“Për më tepër, përderisa nuk votohet qeveria e re, kjo nënkupton zgjatje e mandatit të qeverisë në detyrë. Pra qeveri do të ketë, vetëm se deputetët e kanë të pamundur ta mbikqyrin dhe të kërkojnë llogari nga një qeveri në detyrë, të cilën nuk e kanë votuar si legjislaturë e re”, paralajmëroi Kurti.

Por, pavarësisht frikës së madhe që Kurti shpërndau të dielën e 26 tetorit, asnjë nga deputetët opozitarë nuk iu nënshtrua frikës.

Ndryshe nga sa kishte llogaritur Kurti, frika nuk fitoi.

Deputetët opozitarë, përballë presionit publik dhe kërcënimeve për “kolaps institucional”, refuzuan ta votojnë qeverinë e re, duke e bërë të qartë se demokracia nuk funksionon me shantazh, por me dialog e përgjegjësi.

Ky akt mosvotimi nuk ishte thjesht vendim politik, por ishte një shenjë rezistence demokratike.

Në një sallë ku retorika e frikës dominoi çdo fjali të mandatarit Kurti, deputetët treguan se institucionet mund të qëndrojnë përballë presionit të pushtetit dhe se i vetmi që ka frikë nga humbja e pushtetit është vetë Kurti që gjithashtu vazhdon të frikësohet të dëshmojë para prokurorëve për ato që din rreth korrupsionit në Qeverinë e tij. / Demokracia.com /