“Po rreni”- Armend Zemaj e grushton një qytetar në sheshin e Prishtinës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është përfshirë në një incident fizik në sheshin e Prishtinës, mëson Periskopi nga burime të sigurta.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur Zemaj po jepte një intervistë për një medium vendor, në qendër të kryeqytetit. Gjatë xhirimeve, një qytetar që po kalonte aty bashkë me familjen e tij e ka provokuar Zemajn me fjalë fyese.

Sipas burimeve të Periskopit, teksa Zemaj po jepte intervistë në sheshin e Prishtinës, qytetari në fjalë i ishte drejtuar Zemajt me disa herë me fjalët:

“Po rreni, mos rrej, po rreni mos rrej”,  reagimi i deputetit ka qenë i menjëhershëm duke iu kundërpërgjigjur me “Kush po rren?”.

Dhe duke  e goditur qytetarin në fjalë me grusht.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipi teknik i xhirimeve si dhe deputeti tjetër, Agim Bahtiri, i cili ndodhej aty afër në momentin e incidentit dhe ka ndihmuar në ndarjen e palëve.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes./Periskopi/