“Po përfshihen shumë miliarderë në futboll. Si të konkurosh kështu?!”

“Për herë të parë, po dëgjojmë që te Bayern përmendet arka e kursimit. Ky është një sinjal që futbolli po ndryshon shumë dhe unë jam i trembur nga ajo që po shoh”.

Kështu është shprehur një nga ikonat e trajningut në Gjermani, Felix Magath. “Bayern nuk ka patur probleme financiare prej 30 vitesh. Hera e fundit ka qenë në mesin e viteve ’80. Tani që në Mynih po flitet për problemet me paratë, e shoh si sinjal për kampionatin gjerman”.

“Mendoj se është e vështirë të konkurosh për të qenë skuadra më e mirë në Europë. Pse? Sepse tani janë shumë miliarderë të përfshirë. Nga ekipet gjermane, vetëm Bayern mund të bëjë ndonjë gjë”.

The post “Po përfshihen shumë miliarderë në futboll. Si të konkurosh kështu?!” appeared first on Telesport.