Po nisej drejt Londrës, aeroplani me më shumë se 200 pasagjerë rrëzohet në Indi

Një aeroplan i Air India u rrëzua sot gjatë ngritjes në aeroportin e qytetit perëndimor indian Ahmedabad në shtetin e Gujarat, raportojnë mediat botërore, pa specifikuar nëse ka pasur viktima nga rrëzimi.

Aeroplani ishte duke shkuar për në Londër, tha një burim i aviacionit për Reuters, transmeton në shqip gazeta online Reporteri.net.

Rënia ndodhi gjatë ngritjes së aeroplanit, raportuan kanalet televizive lokale.


Pamjet e publikuara nga agjencia e lajmeve PTI treguan rrënojat e aeroplanit që digjeshin, me tym të zi të dendur që ngrihej në qiell pranë aeroportit.

242 pasagjerë ndodheshin ë aeroplan, siç raporton agjencia e lajmeve ANI. /Reporteri.net.