Liverpool është padyshim zhgënjimi më i madh i këtij sezoni deri tani. Pas një merkatoje të çmendur ku shpenzoi mbi 500 milionë euro, kampioni në fuqi i Premier League po zhgënjen totalisht.
9 humbje në 12 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionit dhe sidomos dy humbjet e fundit, në kampionat, 0-3 ndja Nottingham Forest dhe mbrëmë në Champions 1-4 ndaj PSV, duket se kanë mbushur kupën dhe drejtuesit janë gati të largojnë trajnerin Arne Slot.
Brenda klubit ekziston një ndjenjë se shkëputja midis skuadrës dhe trajnerit është e dukshme, dhe mbajtja e tij mund ta thellojë krizën akoma dhe më shumë. Në këtë situatë nuk do të ishte aspak befasi largimi Arne Slot.
Ndërkohë, mediet angleze zbulojnë 3 kandidaturat e mundshme për të zëvendësuar Arne Slot: I pari në listë është trajneri aktual i Bournemouth, Andoni Iraola. I dyti në listë Jurgen Klopp, trajneri gjerman nuk ka pranuar të drejtojë asnjë ekip tjetër pikërisht pas largimit nga të kuqtë dhe mund të jetë një rikthim i bujshëm. Alternativa e tretë është Ange Postecoglou, i cili vjen pas aventurës së fundit zhgënjyese te Nottingham Forest, ku nuk qëndroi më shumë se 40 ditë.
The post Po mbushet kupa! Arne Slot, dështim total! Liverpool ka gati zëvendësuesin, në listë janë 3 emra appeared first on Telesport.










