Chelsea përballet me një ndeshje të vështirë sot në Champions League. Ekipi i Enzo Maresca do të dalë në fushë, në shtëpinë e tij, kundër Benfica, në javën e dytë të Ligës së Kampionëve. Përpara ndeshjes në Stamford Bridge foli sulmuesi i “blues” Pedro Neto.
“Mendoj se atmosfera është vërtet pozitive. Shumë nga pikët që humbëm ishin për shkak të gabimeve tona. Kontrolluam pjesën më të madhe të ndeshjes së fundit, por humbëm për shkak të gabimeve tona”, tha Neto.
Më tej, portugezi shtoi: “Nuk po fajësoj askënd. E dimë cilësinë që kemi, kontrollin që kemi në ndeshje. Edhe jashtë fushe kundër Brentford po fitonim deri në minutën e fundit, por pësuam sepse nuk ishim 100% të përqendruar”.
“Lojtarët janë vërtet pozitivë dhe sot kemi mundësinë të tregojmë se çfarë mund të bëjmë dhe të përpiqemi ta fitojmë ndeshjen. Jam në formë, ndihem shumë mirë. Më pëlqen të luaj këto lloj ndeshjesh sepse kjo do të thotë se nuk na duhet të stërvitemi aq shumë sa bëjmë”, përfundoi Pedro Neto.
The post “Po lëmë shumë pikë për fajin tonë, po humbasim përqendrimin në minutat e fundit” appeared first on Telesport.










