Të martën në fshatin Jarinje është arrestuar një person i cili po kontrabandonte tre shtetas nepalezë.
“Si rezultat i angazhimeve dhe veprimeve policore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në automjetin e tij janë gjetur – takuar tre shtetas të huaj –Nepalez (dy meshkuj dhe një femër), po ashtu në veturë i është gjetur edhe një rrethatore për fishekë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Si provë materiale i është sekuestruar rrethatorja dhe një telefon celular ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa me imigrantët është marrë njësia policore për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante”.