“Po ia lë karmës”: Bebe Rexha shfaqet e lumtur në Los Angeles

Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha ka postuar disa fotografi të reja në Instagram, duke i dhënë fansave një “shikim” nga ajo se si po e kalon mbrëmjen në Los Angeles të ShBA-së.

Në fotot e publikuara, Bebe shihet duke shijuar momentet në rrugët e qytetit të yjeve dhe në një restorant, e shoqëruar mes miqsh.

Këngëtarja shqiptare ka shoqëruar postimin me një mesazh të fuqishëm: “Po merrem me punët e mia dhe po ia lë karmës të bëjë punën e saj të ndyrë”. Ky përshkrim tregon një qëndrim të qetë dhe të vendosur të këngëtares, që duket se po e jeton jetën pa u shqetësuar për atë që mendojnë të tjerët.