Pas eliminimit nga Champions League dhe shanseve jo të mëdha për të fituar Premier League, zërat për largimin e Pep Guardiolës nga Manchester City po shtohen gjithmonë e më shumë. Kontrata e spanjollit me “Qytetarët” skadon në vitin 2027.
Ndërkohë, emri i parë që ka shprehur publikisht dëshirën për të zëvendësuar Guardiolën te City vjen nga La Liga. Bëhet fjalë për Michel Sanchez, trajner i Gironës, klub nën pronësinë e pronarëve të Man. City.
“Po, e shoh veten duke trajnuar Manchester City-n. Dua ta përjetoj këtë gjë”, ka thënë Sanchez në një prononcim të shkurtër për “Mundo Deportivo”.
Vetë Pep Guardiola ka lënë të kuptohet se dëshira e tij është të qëndrojë në krye të Manchester City-t deri në fund të sezonit të ardhshëm, kohë kur i mbaron kontrata. Por, në rast se City nuk fiton asnjë trofe këtë sezon, shanset për largimin e Guardiolës në fund të këtij sezoni janë të shumta.
The post “Po, e shoh veten në krye të Man. City”, trajneri i klubit të La Ligës del kandidat për të zëvendësuar Guardiolën appeared first on Telesport.










