Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania kanë arritur kulmin pas përjashtimit të Jozit, duke shkaktuar debate të forta mes banorëve.
Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes gazetarit Gerta Gixhari, aktorit Laert Vasili dhe reperit nga Peja, Gjesti, teksa ndodheshin në kuzhinë.
Në një moment të debatit, Gerta Gixhari është parë duke goditur tavolinën me dorë dhe duke iu drejtuar Gjestit me tone të ashpra: “Ti po e hedh poshtë Kosovën! Po e shkel Kosovën me këmbë? Pse e shkel Kosovën me këmbë ore? Je duke e shkelur Kosovën me këmbët e tua!”.
Ndërkohë, aktori Laert Vasili i ka bërtitur Gjestit, duke e akuzuar se nuk përfaqëson denjësisht Kosovën: “Ti nuk je ambasador i Kosovës!”
Situata është tensionuar edhe më shumë kur në debat është përfshirë edhe G Bani, i cili ka mbështetur Gertën dhe Laertin, duke e akuzuar Gjestin se ka përdorur kartën e patriotizmit për të fituar pikë në lojën e Big Brother VIP Albania.
Përplasja mes banorëve ka ndezur një valë reagimesh edhe në rrjetet sociale, ku publiku është ndarë mes atyre që mbështesin Gjestin dhe atyre që e akuzojnë për strategji në lojë.