Po bëheshin gati për penalltitë, dramë e vërtetë në Algjeri-D.R.Congo. Një supergol në minutën e fundit vendos çerekfinalistin e radhës

Algjeria është çerekfinalisti i fundit i Kupës së Kombeve të Afrikës. Algjeria siguron biletën për në çerekfinale, falë një goli në minutën e 119-të ndaj Republikës Demokratike të Kongos.

Një ndeshje e balancuar dhe me shumë kujdes nga të dy ekipet. Pjesa e parë dhe e gjithë koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola. Ndeshja shkoi në shtesën prej 30 minutash dhe aty kur pritej që të dy ekipet t’i drejtoheshin “ruletës” ruse, Algjeria gjen golin me sulmuesin Adil Boulbina, i futur në fushë vetëm pak minuta më parë.

22-vjeçari shënon me një goditje të fuqishme brenda zonës me të djathtën, pas një kundërsulmi të shpejtë. Festë e madhe tek algjerianët, dëshpërim i thellë te kundërshtari, i cili ka zhvilluar një paraqitje dinjitoze këtë kompeticion.

Algjeria do të ndeshet në çerekfinale me fituesin e çiftit, Bregu i Fildishtë-Burkina Faso.

SHIKOGOLIN

The post Po bëheshin gati për penalltitë, dramë e vërtetë në Algjeri-D.R.Congo. Një supergol në minutën e fundit vendos çerekfinalistin e radhës appeared first on Telesport.