Një përplasje e madhe ka nisur mes zyrtarëve të PSD-së dhe atyre të Vetëvendosjes. Shkas për këtë është bërë SHIK-u.
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktivisti i kësaj partie, Adem Ademaj, ka bërë një pyetje publike për deputetin e PSD-së, Dardan Molliqaj.
Në profilin e tij në Facebook, Ademaj, ka pyetur Molliqajn, se a ka qenë Aida Derguti në ShIK?!
“Kam një pytje për Dardan Mulliqajn a ka qenë në SHIK Aida Derguti..?”, ka shkruar Ademaj në facebook.
E gjithë kjo erdhi pas debatit në djeshëm në Kuvendin e Kosovës, ku ish-sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i PSD-së, Dardan Molliqaj, doli publikisht duke thënë se shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka qenë pjesë e ShIK-ut, qe është udhëhequr nga kryetari i tanishëm i Kuvendit, Kadri Veseli.
Molliqaj tha se Konjufca ka punuar në ShIK, gjatë viteve 2000-2001, dhe për këtë punë është paguar nga 150 marka rrogë mujore.
Kjo ngjalli reagim të Konjufcës i cili dha afat 48 orë që të ‘sjell dëshmi për atë që e thotë’, në të kundërtën, sic tha Konjufca ‘ai duhet t’i kërkojë falje’.