Javën që vjen do të mësohet fituesi i Superkupës së Italisë për këtë vit. Formati mbetet njësoj me atë të sezonit të kaluar, ku tashmë nuk ka më një përplasje mes fituesit të kampionait dhe fituesit të Kupës, por kemi një “Final Four”, ku marrin pjesë dy ekipet finaliste të Kupës dhe dy vendet e para të kampionatit të shkuar.
Edhe këtë vit Superkupa e Italisë do të zhvillohet në Arabinë Saudite. Të gjitha ndeshjet zhvillohen në stadiumin Al-Aëëal Park në Riad. Fituesi i kampionatit të fundit do të ndeshet me humbësin në Kupën e Italisë, ndërsa nënkampioni do të ndeshet me fituesin e Kupës së Italisë. Kjo do të thotë që Napoli do të përballet me Milan në gjysmëfinale të enjten më 18 dhjetor, duke filluar nga ora 20:00 (me kohën tonë)
Bologna më pas luan kundër Interit në gjysmëfinalen tjetër të premten më 19 dhjetor, gjithashtu në të njëjtin orar. Fituesit e këtyre dy ndeshjeve më pas do të përballen kokë më kokë të hënën më 22 dhjetor, në finalen e madhe, po në të njëjtin orar. Nuk ka kohë shtesë, nëse ndeshja përfundon në barazim në 90 minuta, shkohet direkt te penalltitë.
The post Po afron finalja e Superkupës së Italisë, disa nga detajet që duhet të dini appeared first on Telesport.











