Një shi nga Sahara do ta përfshijë edhe Kosovën qysh nga e marta. Në të vërtetë, sasi e madhe e pluhurit nga shkretëtira e Saharës, e cila vjen së bashku me shiun, tashmë ka mbuluar Evropën Perëndimore si dhe Mediteranin perëndimor, ndërsa ky pluhur tashmë ka përfshirë edhe Kroacinë.
Dhe sipas parashikimeve, ky pluhur, së bashku me shiun, do ta përfshijë edhe Kosovën nga e marta dhe e mërkura. Pluhuri më i madh do të bie në Mediteran, ku më pas do të vazhdoj drejt veriut, ku tashmë Franca dhe Spanja janë mbuluar.
Çka që është e rëndësishme, ky pluhur nuk është i dëmshëm për shëndetin dhe nuk ka pasoja serioze. Por nëse bie shi, siç paralajmërojnë meteorologët, do të keni probleme me ndotjen e veturave dhe rrobave që nxirren për t’u tharë jashtë.