PLK i kërkon koalicion parazgjedhor PDK-së

Partia Liberale e Kosovës, e cila më parë ishte drejtuar nga Gjergj Dedaj, ka shprehur preferencat e saj për një koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës.

PLK përmes një komunikate për media ka thënë se pa PDK-në nuk mund të mbyllen proceset historike të shtetit të Kosovës.

“Partia Liberale e Kosovës, si subjekt i traditës shtetformuese, konsideron se subjektet politike kosovare, në këtë fazë paraelektorale, duhet të dëshmojnë pjekuri, urtësi dhe demokraci”.