Plazhi në Shqipëri do të bëhet me leje, jep detaje Ministri i Turizmit

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka paralajmëruar se plazhi për këtë sezon turistik mund të bëhet me leje.

I ftuar në Tema Tv, Klosi tha se qytetarët do të mund të marrin leje tek e-Albania, ashtu siç ndodh sot për të dalë për Pazar apo tjera aktivitete.

“Po përgatisim një rregullore të re të plazheve, duke i dedikuar një punë të imët, sigurisë së jetës dhe rrezikut të pandemisë. Do të kërkojë punë dhe detaje. Një draft e kemi, me rregulla të përcaktuara qartë. Me distancë më të madhe nga çadrat e plazhit. Nuk do të ketë festa masive në bregdet. Do të jetë drejt një turizmi familjar, të qetë, natyrisht duke marrë leje tek e-albania besoj. Pa leje, do të jetë e vështirë të mendohet sezoni turistik”, tha Klosi