Platini për deklaratat politike të Mbappé: Jo të gjithë futbollistët janë të paditur, inteligjentët pozicionohen

Kylian Mbappé vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për paraqitjet në fushë, por edhe deklaratat e tij jashtë saj. Në një intervistë për “RTL France”, Michel Platini analizoi sezonin e francezit te Real Madrid dhe qëndrimet e tij politike: “Besoj se Kylian po bën shumë mirë, ka evoluar në lojën e tij. Ka kaluar nga një lojtar me më pak efikasitet golash në një realizues. Për më tepër, ka qenë dy vite rresht golashënuesi më i mirë në Spanjë”.

Megjithatë, ai shtoi edhe kritika: “Jemi shumë kërkues me të, por jemi më të ashpër me opinionet e tij publike sesa me performancën sportive”. Platini theksoi se Mbappé ka të drejtë të shprehë mendimet e tij politike jashtë kombëtares franceze(kundër së djathtës ekstreme): “Kur nuk përfaqëson Francën, ka liri të plotë shprehjeje”.

Ai shtoi se kur mban shiritin e kapitenit të “Les Bleus”, përfaqëson gjithë francezët. Në fund, Platini u shpreh: “Më duket shumë mirë që njerëzit inteligjentë përfshihen dhe marrin qëndrim në çështje sociale. Futbollistët nuk janë domosdoshmërisht të paditur; disa janë shumë inteligjentë”.

The post Platini për deklaratat politike të Mbappé: Jo të gjithë futbollistët janë të paditur, inteligjentët pozicionohen appeared first on Telesport.