Platforma “Liria Ka Emër” mbështet protestën e 7 gushtit kundër Gjykatës Speciale

OVL UÇK do të organizojë protestë gjithëpopullore në Prishtinë, nga ora 17:00, në mbështetje të ish-eprorëve të UÇK-së, të cilët që nga viti 2020 ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë të Holandës, në kushte që OVL UÇK i konsideron të padrejta.

Plafoma “Liria Ka Emër”, ka mbështetur publikisht protestën duke thënë se heronjtë tanë të cilët gjenden në Hagë nuk e meritojnë një gjykim politik.

Reagimi i plotë:

DEKLARATË PUBLIKE

Platforma “Liria Ka Emër” shpreh mbështetjen e saj të plotë për protestën e 7 gushtit, organizuar nga shoqatat e dala nga lufta, në kundërshtim ndaj padrejtësive që po ndodhin në proceset gjyqësore në Hagë.

Ne besojmë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, dhe se heronjtë tanë nuk meritojnë gjykim politik.

Liria ka emra dhe nuk mund të gjykohet!