Pas muajsh të tërë që përflitej, më në fund këtë javë u zyrtarizua transferimi i Marcus Rashford te Barcelona, në formë huazimi për një sezon, me mundësi blerjeje për 30 milionë euro.
Megjithatë, jo të gjithë janë të lumtur te Barcelona për ardhjen e anglezit. “El Nacional” raporton se Lamine Yamal nuk e ka pritur mirë transferimin e Marcus Rashford dhe është i zemëruar me drejtorin sportiv Deco dhe presidentin e klubit, Joan Laporta. Sipas raportimit në fjalë, para se Yamal të rinovonte me Barcelonën, një nga kushtet ose të themi dëshirat e tij, ishte edhe transferimi i Nico Williams, gjë që nuk ndodhi dhe marrëveshja u prish në fund fare. Yamal është i bindur se drejtuesit e Barcelonës nuk kanë bërë gjithçka ç’të ishte e mundur për të transferuar në të vërtetë Nico Williams.
Gjithashtu, ai është i mërzitur me drejtuesit e klubit që nuk e kanë informuar mbi bisedimet me Marcus Rashford dhe transferimin e tij, si dhe për faktin që nuk i kanë kërkuar mendim për asnjë moment, gjë kjo që e ka inatosur së tepërmi yllin e ri të Barcelonës.
The post Plas te Barcelona. Lamine Yamal del kundër transferimit të Rashford, i mërzitur me Laportën dhe Deco-n appeared first on Telesport.