Plas skandali në Francë; Mbappé paguante “nën dorë” oficerët e policisë që shoqëronin ekipin kombëtar

Kylian Mbappé ka dhuruar shuma të mëdha parash për policët që shoqërojnë kombëtaren franceze, duke shkaktuar një skandal në Francë. Në vitin 2023, sulmuesi i Real Madridit dhuroi 60.300 euro për një komandant divizioni, të njohur si “Momo”, që punon me kombëtaren franceze nga viti 2004, si shenjë mirënjohjeje për punën e tij. Ai gjithashtu dha nga 30.000 euro për secilin nga katër krye-forcat e sigurisë së Francës gjatë vitit 2023.

Megjithëse gjesti është i mirë, komandanti u përfshi në një hetim disiplinor dhe gjyqësor, i akuzuar për “mungesë integriteti dhe besnikërie” dhe mosinformim të superiorëve. Problemi shtrohet nëse shuma ishte një dhuratë personale apo pagesë për shërbime të sigurisë. Ai e shoqëroi Mbappé gjatë verës në Kamerun dhe Vaucluse.

Avokatët e Mbappé konfirmojnë se gjithçka u bë në përputhje me rregullat dhe pa kompensim për shërbimet. Komandanti ka mbetur në detyrë dhe do të jetë me ekipin kombëtar francez edhe në dy ndeshjet e tetorit, ndaj Armenisë dhe Islandës.

The post Plas skandali në Francë; Mbappé paguante “nën dorë” oficerët e policisë që shoqëronin ekipin kombëtar appeared first on Telesport.