Plas skandali në festën e ditëlindjes së Lamine Yamal, ka dhe një denoncim për yllin e Barcelonës

Ditën e djeshme, Lamine Yamal, organizoi në Ibiza një festë private me rastin e ditëlindjes së tij të 18-të. Pavarësisht ndalimit të fotove dhe bërjes publike të detajeve në këtë festë, mediat spanjolle kanë zbuluar një episod të veçantë, duke e konsideruar si skandal.

Sipas raportimeve të mediave vendase, në festë janë angazhuar persona me shtat të shkurtër, për qëllime argëtimi, gjë që nuk lejohet. Madje, për Yamal ka dhe një denoncim nga ADEE, Shoqata për të Drejtat e Personave me Akondroplazi dhe gjendje të ngjashme, e cila konsideron këtë si një akt të shëmtuar dhe të papranueshëm.

“Ne do të ndërmarrim veprime nëpërmjet rruëgve ligjore dhe sociale për të mbrojtur dinjitetin e personave me aftësi të kufizuara. Këto veprime jo vetëm që shkelin ligjin, por edhe vlerat themelore të një shoqërie që synon të jetë elitare dhe respektuese”, thuhet ndër të tjera në reagimin zyrtar të ADEE. deri tani nuk ka pasur asnjë reagim mbi këtë episod nga ana e Lamine Yamal apo klubit të Barcelonës.

The post Plas skandali në festën e ditëlindjes së Lamine Yamal, ka dhe një denoncim për yllin e Barcelonës appeared first on Telesport.