Plani i Presidencës: Pallati presidencial pret miratimin e buxhetit

Parcela prej 20 hektarësh iu nda për ndërtimin e objektit të presidencës para dy dekadave.

Megjithatë, që nga koha e presidentit Ibrahim Rugova, nuk pati asnjë lëvizje për realizimin e projektit.

Fundvitin e kaluar u vendosën kunjat në Prishtinën e Re për të shënjuar vendin ku do të ndërtohet objekti. Aktualisht, pritet vetëm miratimi i buxhetit për të nisur punimet.