Plani i Man. United për verën, pret të fitojë 115 milionë euro nga shitja e të “padëshiruarve”

Edhe pse ende nuk dihet nëse Michael Carrick do të marrë drejtimin e përhershëm të ekipit apo do të largohet në fund të këtij sezoni, drejtuesit e Manchester United kanë filluar që tani me ndryshimet e shumta që kanë në mendje për të formatuar ekipin aktual.

Sipas “The Sun”, aksioneri kryesor i “Djajve të Kuq”, Jim Ratcliffe, synon të gjenerojë afërsisht 115 milionë euro nga shitja e 5 lojtarëve tashmë të “padëshiruar”. Bëhet fjalë për tre lojtarë që tashmë janë të huazuar, por nuk kanë vend te Man. United, ndaj do të shiten me patjetër në verë: Rasmus Hojlund, Marcus Rashford dhe Andre Onana. Po ashtu në listëne shitjeve do të jenë edhe dy lojtarët që janë pjesë e ekipit të këtij sezoni: Manuel Ugarte dhe Joshua Zirkzee.

Ndërkohë që tre lojtarë të tjerë do të largohen falas, pssi klubi ka vendosur të mos iu rinovojë kontratat që skadojnë në fund të këtij sezoni. Casemiro, Jadon Sancho dhe Tyrell Malacia, do të largohen falas.

The post Plani i Man. United për verën, pret të fitojë 115 milionë euro nga shitja e të “padëshiruarve” appeared first on Telesport.