Plani i Laportës për të sjellë Haaland te Barcelona. Në marrëveshje do përfshihet edhe “fiksimi” i Guardiolës

“El Nacional” ka raportuar së fundmi një lajm vërtet të bujshëm. Joan Laporta jo vetam që nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Erling Haaland në verën e ardhshme, por madje ka dhe një plan konkret.

Për të ulur koston e operacionit që sigurisht do të jetë një nga më të shtrenjtit në historinë e futbollit, Laporta ka menduar të përfshijë në marrëveshje Dani Olmo-n, një lojtar që pëlqehet shumë nga Pep Guardiola. Te Barcelona ka zgjedhje presidenciale në vitin e ardhshëm dhe ende nuk dihet nëse plani për transferimin e Haaland është thjesht një premtim elektoral i Laportës apo ka diçka të vërtet pas kësaj.

Ndërkohë, mediet angleze theksojnë se në fund do të jetë vullneti i vetë lojtarit që do të vendosë nëse dëshiron të largohet nga Man. City apo jo. Përveç përfshirjes së Dani Olmo-s, shuma që mendohet të paguajë Barcelona pritet të jetë rreth 120 milionë euro.

The post Plani i Laportës për të sjellë Haaland te Barcelona. Në marrëveshje do përfshihet edhe “fiksimi” i Guardiolës appeared first on Telesport.