Plani i çuditshëm i Barcelonës: Do shitet Raphinha dhe do blihet ylli 20-vjeçar

Mediet spanjolle raportojnë për një lëvizje të çuditshme që po mendon Barcelona. Raphinha mund të largohet në fund të këtij sezoni nga katalanasit për shifrën 100-120 milionë euro. Për brazilianin ka interes të madh në Premier League dhe sidomos nga Arabia Saudite. Klubet arabe janë të gatshme ta “mbulojnë në ar” yllin brazilian, gjë që mund ta shtyjë lojtarin të “mbyllë” karrierën në Europë.

Në anën tjetër, sipas këtyre raportimeve, me paratë e fituara nga shitja e Raphinha-s, Barcelona do të tentojë transferimin e Kenan Yildiz.

Turku i cili mund të luajë si sulmues i mirëfilltë, mesfushor sulmues dhe sulmues anësor në krahun e djathtë, po shkëlqen këtë sezon te Juventus. Bardhezinjtë po punojnë ndërkohë për të rinovuar kontrantën me 20-vjeçarin, duke parë interesin e klubeve të mëdha ndaj tij. Megjithatë, një oferte të mirë ekonomike rreth 100 milionë euro, Juventus nuk do t’i thoshte “jo”.

The post Plani i çuditshëm i Barcelonës: Do shitet Raphinha dhe do blihet ylli 20-vjeçar appeared first on Telesport.