Plagosja e dy vëllezërve në Rahovec: Policia jep detajet e fundit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin ku mbetën dy vëllezër të plagosur në Rahovec.

Sipsa Policisë, janë ndaluar dy të dyshuar. Njëri i dyshuar e kishte pranuar se pas një fjalosje me viktimat, e ka përdorur armën.

Në shtëpinë e të dyshuarve është kryer edhe një bastisje, dhe janë kapuar disa armë.

Njoftimi:

Rahovec,19.09.2023-16:45. Nga QKMF Rahovec është dhënë informata se dy persona te gjinisë mashkullore kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve trupore nga arma e zjarrit. Të njëjtit pas tretmanit mjekësor janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ku njëri është prej tyre është përcjell për në QKUK-së. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar ku kanë hasur në disa gëzhoja të armës së zjarrit, dy telefona të dorës si dhe kanë vërejtur njolla gjaku. Në stacionin policor janë paraqitur dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kanë qenë të përfshirë në rast. Njëri i dyshuari ka deklaruar se pas një fjalosje me viktimat e kishte përdorur armën. Është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit janë gjetur dhe janë konfiskuar: dy pistoleta, njëra dyshohet se është përdorur në rast, dy pushkë gjuetie, një pushkë ajrore dhe një pushkë M-48, 31-copë fishekë te kal.7.62 mm,19 copë fishekë te kal.9 mm dhe 132 copë fishekë te kal.12 mm. Për të gjitha armët e lartcekura, i dyshuari posedonte leje. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Related Posts