Një person në Podujevë është plagosur të shtunën rreth orës 18:00, saktësisht në rrugën “Ali Ajeti”.
IndeksOnline mëson se viktima pas plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes afro 100 metra ka ecur e është ndaluar para një lokali.
Ai është dërguar menjëherë me autoambulancë në Emergjencë.
Policia e Kosovës dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Ende nuk ka të arrestuar./IndeksOnline/