Një person ka mbetur i plagosur në Mitrovicë, si pasojë i të shtënave me armë zjarri.
Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Po ashtu, Zahiti bëri të ditur se i plagosuri tashmë është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ” Fatime Hetemi”në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është derguar për tretman mjeksor”, thuhet në përgjigen e tij.
Njëherit, deklaroi se njësitet relevante janl duke vazhduar rrjedhën hetimore.