Një person është plagosur me armë zjarri në Ferizaj.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
VRASJE NË TENTATIVË
Ferizaj / 21.12.2025 – 23:43. Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur pasi në drejtim të tij dyshohet se ka shtënë me armë i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari (i njohur për policinë) është në kërkim policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.













