“Plaçkitja” energjetike, 20 milionë për rrymë, 30 milionë vetëm për transport

 

114.7 milionë euro është shuma që Kosova shpenzoi më 2024, për të blerë rrymë jashtë vendit.

Prej tyre, 50 milionë u harxhuan vetëm në dhjetor. Përveç çmimit të lartë për megavat të rrymës, Kosova pagoi shtrenjtë edhe transportin e saj.

30 milionë u harxhuan veç në muajin e fundit të vitit që energjia elektrike të arrijë të konsumatori.

Ata që përcjellin zhvillimet në këtë sektor, kanë dyshime për keqpërdorime edhe si pasojë e përfshirjen në këtë çështje të atyre që nuk kanë lidhje me fushën e rrymës.

Përveç që thonë se izolimi energjetik në të cilin ndodhet vendi dëmtoi konsumatorin, njëri dhe tjetri thonë që situatën e rëndon edhe raporti jo i mirë politik Kosovë-Shqipëri.

Gjatë katër vjetëve të qeverisjes së Albin Kurtit dhe lëvizja Vetëvendosje, Kosova ka importuar rrymë me vlerë prej afër 600 milionë euro.