Pjesa e parë mbyllet me avantazh të Dritës ndaj Differdange

Drita e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë të ndeshjes kundër Differdange.

Skuadra gjilanase po avancon me rezultat 1-2 në Luksemburg ndaj skuadres kampione në këtë shtet.

Ndeshja përket te raundi i parë i kualifikimeve për Champions League. Ndeshjen e parë në Prishtinë skuadra kampione e Kosovës e kishte fituar me rezultat 1-0.

Të martën Drita e ka nisur më mirë, duke kaluar në epërsi që në minutën e katërt me golin e sulmuesit Arb Manaj. I njëjti lojtar ka realizuar edhe golin e dytë në minutën e shtatëmbëdhjetë, duke dyfishuar avantazhin.

Megjithatë, Differdange ka arritur ta ngushtojë rezultatin në minutën e njëzet e nëntë, pas një gjuajtjeje nga këndi. Autor i golit për skuadrën vendase ka qenë Brusco. Fillimisht gjyqtari ka pasur dyshime për rregullsinë e golit, por pas rishikimit në VAR ka vendosur ta njohë atë si të rregullt.

Me këtë rezultat momental, Drita është në rrugë të mirë për të siguruar kualifikimin në raundin e dytë të Champions League, ku nëse e menaxhon epërsinë deri në fund, do të përballet me skuadrën daneze, Copenhagen./rtk

The post Pjesa e parë mbyllet me avantazh të Dritës ndaj Differdange appeared first on Kosovapost.net.