Andrea Pirlo u detyrua që t’ia bllokojë djalit të tij xhirollogarinë bankare në vitin 2022, pasi atëherë adoleshenti kishte grumbulluar rreth 30 mijë euro borxhe në skandalin e basteve të paligjshme.
Ish-mesfushori i Juventusit dhe Milanit ishte në gjendje që ta mbyllte llogarinë bankare të djalit të tij Nicolo si kujdestar i tij ligjor.
Në vetëm moshën 17-vjeçare, ai nuk ishte në gjendje që të hapte një tjetër llogari bankare deri sat të mbush 18 vite.
Besohet se djali i Pirlos ka qenë i përfshirë në të njëjtat skema të paligjshme të basteve njësoj si Sandro Tonali.
Tonali ka vuajtur një dënim prej 10 muajsh për shkak të pjesëmarrjes në këto skema nga tetori i vitit 2023 deri në gusht të 2024.
Sipas një raportimi nga Corriere della sera, thuhet se Nicolo Fagioli, i cili po ashtu ishtë dënuar për përfshirje në këtë skemë, kishte informuar kryetarin Pietro Marinoni për problemin mes Pirlos dhe djalit të tij.
Marinoni ishte suspenduar nga Shoqata e Gjyqtarëve Italianë, pasi prokurori publik i Milanit ka hapur një rast ndaj 12 lojtarëve të Serie A.
Në një bisedë në ËhatsApp të datës 7 qershor 2022, Fagioli e kishte përshkruar djalin e Pirlos si ‘njërin prej nesh’ tek Marinoni.