Piqué, Neymar dhe nata “pa gjumë” në Emirate, para një eventi: Shkuam direkt, pa fjetur fare

Një Barcelonë jo shumë e largët në kohë drejtohej nga Leo Messi, me Luis Suárez e Neymar Jr. në sulm dhe Gerard Piqué si lider në prapavijë. Pikërisht ish-mbrojtësi ka treguar në podkastin “Historias de Fútbol” një histori të panjohur nga ajo periudhë.

“Kishim një event në Katar dhe shkuam nga Barcelona, sepse ‘Ney’ dhe unë duhej të bënim një aktivizim me sponsorin”, – rrëfen ai, duke iu referuar angazhimit me “Qatar Airways”. Plani ishte i thjeshtë: aktivitet në mëngjes dhe kthim. Megjithatë, tundimi ndryshoi gjithçka: “Pa e ditur askush morëm një avion privat dhe shkuam nga Katari në Dubai atë natë, vetëm për të dalë për festë”.

Sipas Piqué, udhëtuan me 15-20 miq dhe kaluan një natë të paharrueshme. Problemi ishte koha: “Të nesërmen në orën 10 kishim eventin…, u kthyem në 08:30 dhe shkuam direkt, pa gjumë fare. Ishim shumë të lodhur, ishte shumë e vështirë”.

The post Piqué, Neymar dhe nata “pa gjumë” në Emirate, para një eventi: Shkuam direkt, pa fjetur fare appeared first on Telesport.