Ka kaluar kohë që kur historia thuajse e fshehtë e dashurisë mes Gerard Piqué dhe Clara Chía u bë publike. Pas skandalit me Shakirën dhe këngëve të shumta “hakmarrëse” të yllit të pop-it, çifti po përjeton një periudhë lumturie të madhe, të paktën sipas imazheve të fundit që ish-mbrojtësi i Barcelonës ka ndarë me ndjekësit. Këtë herë, Piqué theu heshtjen që ka mbuluar marrëdhënien e tij duke publikuar foto nga jeta e tij private.
Ai dhe Clara kanë bërë një udhëtim të paharrueshëm në Arizona, SHBA, ku të shoqëruar edhe nga miq, kanë vizituar Kanjonin e Madh dhe kanë shijuar aventura të shumta në natyrë. Ish-futbollisti ka dashur të nxjerrë në pah këtë përvojë të veçantë për të dhe partneren. Ishin bërë më shumë se dy vite që nga hera e fundit kur kishin publikuar një foto së bashku. Pamjet e reja duket se iu japin fund njëherë e mirë thashethemeve për krizë mes tyre.
Në vitin 2022, kur historia e dashurisë mes Piqué dhe Clara Chía doli në dritë, pak kush besonte në jetëgjatësinë e saj. Për Clara, ish-mbrojtësi la pas një lidhje 12-vjeçare me Shakirën. Megjithatë, vendosmëria e tyre për të jetuar në privatësi dëshmoi me kalimin e kohës se kjo marrëdhënie ishte e vërtetë.
Emri i Clara nisi të përmendej gjithnjë e më shpesh në media, rrjete sociale, madje edhe në tekstet e këngëve të Shakirës. Fillimisht ata preferuan të mos reagonin, por u panë bashkë në koncerte, dasma dhe shëtitje romantike në Barcelonë.
Në vitin 2023, Piqué postoi për herë të parë një foto me Clara në Instagram, duke i dhënë kështu një konfirmim publik lidhjes së tyre. As lufta mediatike me Shakirën nuk arriti ta trondiste këtë lidhje.
Pavarësisht zërave të vazhdueshëm për një ndarje të mundshme, çifti duket më i bashkuar se kurrë. Këtë e tregojnë edhe fotot nga Arizona, veçanërisht ajo ku puthen me sfondin mahnitës të Kanionit të Madh, një moment intim që Piqué ka dashur ta bëjë publik si dëshmi dashurie për të dashurën e tij nga Katalonja.
Edhe pse nuk ka plane për martesë në horizont, ata po jetojnë historinë e tyre me intensitet, në një rrugëtim që ka kërkuar pjekuri, durim dhe dozë të madhe qëndrueshmërie emocionale. Kjo nuk është përrallë, por as aventurë kalimtare, siç shumë mendojnë.
Megjithatë, një hap i rëndësishëm mungon ende. Edhe pas 3 vitesh, Clara mban distancë nga dy fëmijët e Piqués. Sipas thashethemeve, kjo vjen për shkak të dëshirës së Shakirës, e cila deri tani nuk ka dashur të krijojë asnjë lloj marrëdhënieje me të.
The post Piqué dhe Clara, udhëtimi romantik amerikan shuan zërat për krizë në çift appeared first on Telesport.