Pio Esposito: Këtë gol e prisja prej kohësh, me Chivu kam një lidhje të veçantë

“Këtë gol e prisja prej kohësh, më në fund erdhi. Puna e madhe gjithmonë shpërblehet, në një mënyrë ose në një tjetër. Jam shumë i lumtur, e prisja vërtet shumë. Më mungon ende goli në Champions, por për momentin mjafton kështu”. Ishte një mbrëmje e veçantë për Pio Espositon. Goli i tij i parë në kampionat në “San Siro” i dhuroi Interit një fitore shumë të rëndësishme.

Pas golit, Chivu vrapoi drejt tij për ta përqafuar. “Jam i lumtur me përqafimin e trajnerit, kishte ndodhur edhe te ‘Primavera’. Lidhja jonë është e bërë nga pak fjalë, por nga shumë afeksion, – tha sulmuesi zikaltër për DAZN, i zgjedhur MVP i Inter-Lecce.

– Trajneri është nga ata persona që nuk kanë nevojë për shumë fjalë. Praktikisht jemi rritur bashkë, ai si trajner dhe unë si lojtar. Është shumë i rëndësishëm për mua edhe si njeri. Vendi i parë nuk na frikëson, përkundrazi na motivon. Nuk mund të të frikësojë objektivi yt. Duam të qëndrojmë aty. Të gjitha ndeshjet janë të vështira, sonte erdhi një tjetër konfirmim”.

The post Pio Esposito: Këtë gol e prisja prej kohësh, me Chivu kam një lidhje të veçantë appeared first on Telesport.