Pilotët e FSK-së, një major e dy kapitenë, Afrim Zabeli, Atdhe Hasani dhe Krenar Voca kanë përfunduar me sukses trajnimin rifreskues me helikopter në Shkollën e Aviacionit Tokësor në Isparta të Turqisë.
FSK-ja thotë se, trajnimi nuk ishte vetëm një përditësim teknik, por një përforcim i mëtutjeshëm i përgjegjësisë që, sipas tyre, ata bartin çdo ditë mbi supe.
“Gjatë trajnimit, pilotët tanë zhvilluan dhe përmirësuan aftësitë e tyre përmes fluturimeve praktike, duke përfshirë skenarë të fluturimeve emergjente dhe taktike. Po ashtu, ata patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja profesionale me kolegët e tyre nga Forcat e Armatosura të Turqisë, ata treguan standardin e lartë që përfaqëson FSK-ja në çdo angazhim ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Thonë se Turqia në vazhdimësi ka dhënë kontributin e saj në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në fusha të ndryshme. “Me këtë raste mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e kapaciteteve tona ajrore, përmes bashkëpunimeve të tilla, ne rrisim ndërveprueshmërinë me partnerët tanë dhe forcojmë themelet e një ushtrie moderne, të aftë dhe të përgatitur”, thotë FSK-ja.
The post Pilotët e FSK-së përfundojnë në Turqi trajnimin rifreskues për helikopter appeared first on Kosovapost.net.