Pezullohet nga detyra polici që u kap me 1 milion euro në Merdar

Aurel Kaziu, njëri nga të ndaluarit që iu kapën 1 milion euro në pikëkalimin kufitar në Merdar, është pezulluar nga detyra si polic në Tiranë me vendim të Drejtorisë së Standardeve Profesionale të Policisë së Shtetit.

Kaziu bashkë me dy të tjerë, A.L. dhe E.A. u kapën të martën në Merdar duke u munduar të kalonin 1 milion euro të fshehura në një kombibus.

Atyre u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve nën dyshimin për veprën penale “shpëlarja e parave”.

Sipas mediave në Shqipëri, Kaziu ishte larguar drejt Kosovës të hënën pasi kishte mbyllur turnin e natës dhe në vijim kishte dy ditë pushimi. Ai nuk ka njoftuar drejtuesit se do të dilte jashtë kufirit.