Pezullimi i Dialogut Strategjik shkaku i qeverisë Kurti, Osmani refuzon ta konfirmojë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin shtator të vitit 2025 kishin pezulluar për kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të prirë nga Albin Kurti. Këtë e kishte konfirmuar edhe Ambasada amerikane në Prishtinë.

Mirëpo Vjosa Osmani, ish-presidente e Kosovës dhe ish-aleate e Kurtit, tani ma ndonjë post, ka refuzuar të konfirmojë nëse pezullimi i Dialogut është bërë shkaku i Kurtit. Ajo ka hequr fajin vetëm nga vetja.

Në një intervistë në “Pressing” të T7 ajo nuk e konfirmoi direkt atë që ka shkruar edhe ambasada amerikane.

“Është komplet e kundërta, sepse aty lëre që nuk përmendet presidentja, por Departamenti i Shtetit lëshoi sqarim pas anulimit të planit për dialogun strategjik. Mund ta lexoni deklaratën. Nuk kam marrë asnjë kritikë të vetme për qasjen time ndaj sistemit gjyqësor, kushtetutës”, ka thënë Osmani.

Në një njoftim në Facebook, Ambasada kishte thënë se veprimet e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.

Qeveria në detyrë i hodhi poshtë kritikat e SHBA-së, duke thënë se “veprimet tona, të ligjshme dhe kushtetuese, përgjatë gjithë kohës kanë qenë në shërbim të eliminimit të vatrave të destabilitetit me qëllim garantimin e stabilitetit të qëndrueshëm dhe afatgjatë”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, atë kohë kishte shprehur “keqardhje dhe shqetësim të thellë” lidhur me vendimin e Shteteve te Bashkuara për pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik.

Kosova dhe SHBA-ja pritej ta finalizonin marrëveshjen për dialogun strategjik gjatë vitit 2025, pasi presidentja Osmani pati njoftuar në janar për arritjen e ujdisë mes dy vendeve.