Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta ndërprejnë dialog strategjik me Kosovën.
Ky vendim u kumtua të premtën nga Ambasada e këtij shteti në vendin tonë.
Një hap i tillë i ShBA-së i ka shqetësuar tejmase opinionin në Kosovë, e sidomos qytetarët.
Për këtë në Klan Kosova foli njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të sigurisë, Adrian Shtuni.
Shtuni tha se Shtetet e Bashkuara nuk hapin dialog strategjik me secilin vend.
“Të jemi të qartë për një gjë. Dialogu strategjik nuk hapet me këdo. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrëdhënie diplomatike me 180 + shtete, dhe këtë dialogun strategjik e ka të hapur me 31 apo 32 vende nëse nuk gaboj”, tha Shtuni.
Ai theksoi se dikush duhet të japë përgjegjëse për këtë.
“Imagjinoni, jemi në një situatë ku Shtetet e Bashkuara po ia hapin një derë Serbisë që po ia mbyllin Kosovës. E imagjinoni ku jemi 26 vjet pas luftës”, shtoi ai.