Petrit Hajdari do ta sfidojë Ramiz Lladrovcin, pasi sipas njoftimit, ai vendosur ta deponojë kandidaturën e tij për pozitën e kryetarit të Komunës së Drenasit.Të dashur qytetarë të Komunës së Drenasit,
Ju keni folur, unë ju kam dëgjuar: PO, DO TË KANDIDOJ PËR KRYETAR KOMUNE.Rrugëtimit tim politik me Partinë Demokratike të Kosovës, të nisur me strukturat rinore dhe me vizionin e Hashim Thaçit e Kadri Veselit, po ia shtoj një kapitull të ri. Ky kapitull buron drejtpërdrejt nga kërkesa e madhe qytetare, nga dialogjet e panumërta me secilin prej jush dhe nga vota e fuqishme, masive dhe e papërsëritshme që mora në Drenas më 9 shkurt.
Kam vendosur, duke u bazuar në rregulloren e miratuar me vendim nga Këshilli Drejtues, pika 4 e vendimit, ta deponoj kandidaturën për kryetar të Komunës së Drenasit.Drenasi ka nevojë për unitet, përbashkim dhe një lidership që i bashkon të gjitha energjitë e elektoratit tonë për një të ardhme më të mirë.
Lladrovci për kandidimin e bashkëpartiakut në Drenas: Këtu jam, gati për garë
Ndaj bindjen e fortë që hallin e qytetarit të Drenasit, nuk e kam veç unë por e ka edhe PDK-ja jonë. Prandaj, me dashamirësi ndaj projektit tonë të përbashkët, i bëj thirrje përulësisht e me respekt të thellë kryesisë dhe kryetarit të PDK-së që ta konfirmojnë kandidimin tim.
Ky vendim ka qenë një prej vendimeve më të natyrshme që kam marrë, pasi buron nga qytetari, kërkesat, nevojat dhe sfidat e tij.
Kryetari i rizgjedhur Memli Krasniqi, kryesia e PDK-së në të cilën jam anëtar dhe Këshilli Drejtues i Partisë e dinë fare mirë që pavarësisht pozitës e llojit të zgjedhjeve ku kam marrë pjesë, për mua prioriteti numër një dhe i patjetërsueshëm ka qenë qytetari i Drenasit tim.
Për këtë komunë do të angazhohem me çdo pjesë të qenies sime, sepse unë besoj që veç shërbimi i jep kuptim të qenit në politikë.Kësaj komune mund t’i japim më shumë e më mirë.
Ju falenderoj përzemërsisht të gjithë juve që duke ma dhënë besimin më keni mbushur shpresë për qytetin tonë të bukur.Jam jashtëzakonisht i nderuar të jem me ju dhe pranë jush, në kërkesën fisnike për ta bërë Drenasin tonë një komunë ku jetohet me dinjitet.
Bashkë, do t’ia dalim. Bashkë, ka kuptim.