Petkoviqit i djeg që ambasadori britanik e uroi Kosovën për njohjen nga Kenia, ky është reagimi i tij

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar ndaj urimit të Ambasadës së Britanisë për njojken nga Kenia.

Ai i ka reaguar drejtpërdrejt ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Petkoviq në reagim, ka paralajmëruar tërheqje të reja të njohjeve të Kosovës.

“Supozoj se ambasadori  Jonathan Hargreaves do ta përgëzojë edhe Beogradin, kur të bëhen tërheqjet e reja të njohjes së Kosovës. E di sa shumë ju intereson e drejta ndërkombëtare!”, ka shkruar Petkoviq.

Sot ambasada britanike në Kosovë ka uruar Kosovën për marrjen e njohjes nga shteti afrikan i Kenias.

“Urime Kosovë për vendimin e Kenias për njohjen e pavarësisë së Kosovës! Kjo e vazhdon momentumin e Kosovës drejt forcimit të lidhjeve diplomatike dhe bashkëpunimit në mbarë botën”, ka shkruar ambasada britanike.

Më 26 mars Kosovës i erdhi një njohje pas pesë vitesh që kur kishte ardhur e fundit nga Izraeli.

Fillimisht lajmin për njohjen nga Kenia erdhi nga ish-presidenti Behgjet Pacolli dhe më pas edhe presidentja Vjosa Osmani konfirmuar se letra i kishte arritur në Presidencë.