Peshku i rrallë që rrezikoi të zhdukej përfundimisht (Foto)

Olin Feuerbacher nuk mund t’iu besonte syve të tij teksa një natë pas filmimeve nën ujë zbuloi se kamera e tij kishte filmuar një nga peshqit më të rrallë në planet që njihet me emrin ‘Delvis Hole pupfish’.

Këta peshq të gjatë ngjyrë blu elektrik kanë qenë të bllokuar në një shpellë gëlqerore të zhytur në shkretëtirën e Nevadës që nga Epoka e fundit e Akullnajave.

Ky lloj peshku jeton vetëm një vit, dhe si i tillë popullata e tyre është e prirur të pakësohet, por kohët e fundit situata duket edhe më e zymtë: Në 2013-ën numri i popullatës së tyre shkoi në 35 peshq gjithsej.

Në vitet që pasuan, Shërbimi i Peshkut dhe Gjallesave të Ujit në SHBA hapi Institucionin e Ruajtjes së Peshqve të Livadheve të Hirit, e cila strehon rreth 100,000 çifte të këtij lloji peshku që të mund të jenë vazhdimisht nën mbikëqyrje për të ruajtur llojin nga zhdukja.

Teksa Feuerbacher shikonte pamjet infra të kuqe, të cilat mund t’i përfytyronin objektet në errësirë, dalloi një larvë shumë e vogël të këtij peshku.

Ky ishte një lajm i madh sidomos kur bëhet fjalë për një popullatë krijesash në zhdukje si pupfish.

Riprodhimi i këtij lloji peshku bëhet në rezervuar dhe me qëllim për të ruajtur llojin nga zhdukja.