Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ujërat e Liqenit të Shkodrës, ku është gjetur një trup i pa jetë.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është një 26-vjeçar, i identifikuar me inicialet I. L. Trupi i viktimës është gjetur nga peshkatarët.
ABCNews.al shkruan se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se ai vuante nga depresioni.
Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.