Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se pas pranimit të raportit fillestar nga organet e ndjekjes, ka marrë vendim për pezullimin nga detyra të pesë zyrtarëve korrektues, të cilët dyshohen për keqpërdorim të armëve zyrtare, transmeton KosovaPost.
Në njoftim thuhet se ky vendim është marrë në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa SHKK mbetet e përkushtuar për të vepruar gjithmonë në bazë të ligjit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e procedurave institucionale.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për të vepruar gjithmonë në bazë të ligjit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e procedurave ligjore”, thuhet në njoftim.
Hetimet për rastin janë duke u zhvilluar nga organet kompetente dhe pritet që institucionet të ndërmarrin veprimet e mëtejshme sipas ligjit.
The post Pesë zyrtarë korrektues pezullohen nga detyra appeared first on Kosovapost.net.