Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë / 18.01.2026 – 00:02. Është raportuar se ankuesja femër kosovare ka dhunë psiqike nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë / 19.01.2026 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
· Rahovec / 18.01.2026 – 17:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se janë rrahur mes vete, si pasojë njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
· Rahovec / 18.01.2026 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Mitrovicë / 18.01.2026 – 13:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar presion psikologjik ndaj ankueses femër kosovare si dhe e kishte sulmuar fizikisht atë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.










