Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
DHUNË NË FAMILJE
· Lipjan / 02.11.2025 – 08:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë / 02.11.2025 – 12:00. Është raportuar se ankuesja femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Obiliq / 02.11.2025 – 10:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak të dyshimit se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është strehuar tek familja e saj. Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
· Rahovec / 01.11.2025 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-Rahovec dhe pastaj e njëjta me vullnetin e saj ka shkuar tek familja e saj. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Gjakovë / 02.11.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, dhe pas intervistimit ka shkuar në shtëpinë e familjes së saj dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.










